-3.3 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Policia parandalon garën në autostradë

Policia e Kosovës njoftoi se mbrëmë ka parandaluar mbajtjen e një gare të rrezikshme me automjete në autostradën e Kosovës.

Njësitet policore të komunikacionit rrugor të caktuara për mbikëqyrjen e autostradës, mbrëmë rreth mesnatës kanë arritur të parandalojnë mbajtjen e një gare të paparalajmëruar automobilistike në autostradën e Kosovës “Ibrahim Rugova”, bëhet e ditur në një komunikatë shtypi.

Autostrada-KS5-21“Kjo garë e planifikuar nga një grup personash pritej të mbahej në kilometrin e 52-të të autostradës në të cilën ishin grumbulluar më shumë se 100 automjete të ndryshme udhëtarësh, kryesisht automjete të reja dhe të shpejta me qellim të zhvillimit të garave”.

Për të përcjellë këtë garë automobilistike të organizuar në mënyrë të kundërligjshme, në autostradë ishin grumbulluar rreth 150 qytetarë.

Policia e Kosovës thekson se zhvillimi i garave të kundërligjshme me automjete është rreptësisht i ndaluar në bazë të ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor. Neni 55.4 i këtij ligji parasheh që për kundërvajtje kryerësi dënohet me gjobë prej 130 deri në 400 euro.

“Ngasësi i automjetit që vepron në kundërshtim me pikën d) të paragrafit 1 të këtij neni i shqiptohet masa e ndalimit të drejtuarit të mjetit motorik prej gjashtë muajsh deri në një vit”.

Njësitet policore të komunikacionit rrugor të asistuar nga njësitet policore të stacionit të Malishevës kanë arritur të parandalojnë mbajtjen e kësaj gare dhe njëherësh të largojnë automjetet nga autostrada.

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së sigurisë së komunikacionit rrugor dhe parandalimit të veprimeve të kundërligjshme apelon tek të gjithë qytetarët, pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, në të kundërtën do të ndërmerren masa konform ligjit ndaj çdo kundërvajtësi.

Më Shumë

Plani i punës dhe objektivat e Prokurorisë së Prizrenit për vitin 2025 shqyrtohen me shoqërinë civile dhe gazetarët

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, të enjten, ka mbajtur tryezë diskutimi me anëtarët e shoqërisë civile dhe gazetarët, për të shqyrtuar...

Prokuroria dhe Policia në Prizren ndërmarrin veprime hetimore për zbardhjen e rastit të vjedhjes në argjendari

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se për rastin e vjedhjes së rëndë në argjendarinë në rrugën “Adem Jashari” ende nuk janë...

Lajmet e Fundit