Policia s’e lejon Komunën e Prizrenit të rrënojë një pjesë të objektit të “Abi Çarshisë”

Inspektorati i Komunës së Prizrenit nuk ka mundur të ekzekutojë vendimin që mori për rrënim të një pjese të objektit të qendrës tregtare “Abi Çarshia”.

Derisa policia ishte ajo që të premten asistoi inspektoratin që të nisë rrënimet, të dielën forcat policore u tha se zbatuan vendimin e prokurorisë që i ndalonte hyrjen brenda qendrës edhe inspektoratit komunal, raporton KTV.

Pas kësaj kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka dalë në konferencë për media.

E pronarët e kësaj qendre tregtare po vazhdojnë të thonë që e gjithë kjo është bërë për arsye politike, pasi që ata kanë ndjekur procedurat ligjore për legalizim të atij objekti.

Madje, ata thonë që do të kërkojnë kompensim për dëmin e shkaktuar nga komuna.

Irfan Fusha, pronar i qendrës tregtare “Abi Çarshia”, ka qenë kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës.

Të njëjtën pjesë të objektit, komuna e Prizrenit kishte filluar ta rrënonte gjatë vitit 2018, por që atë kohë, u pengua nga Ministria e Mjedisit.

Ndërkaq, në Prokurorinë Themelore në Prizren nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e KTV-së në lidhje me vendimin për ndalimin e rrënimeve.

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit