8.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Policia sekuestron dy armë e municion në shtëpinë e një qytetari në Malishevë

Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit B.K, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, 10 copë fishekë dhe 162 gëzhoja të së njëjtës armë si dhe një pushkë gjuetie.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në zbatim të urdhër-kontrollit të lëshuar nga gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit B.K, në fshatin Terpezë-Malishevë.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë me gaz me 10 copë fishekë, dhe 162 gëzhoja të së njëjtës armë si dhe një pushkë gjuetie”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

“Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Më Shumë

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Nis ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash, Kurti: Investim mbi 4 milionë euro

Kanë filluar punimet për projektin e rrugës Korishë–Kabash, e kjo u bë me një ceremoni ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,...

Lajmet e Fundit