9.2 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Policia serbe bastis shtëpitë e ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së

Policia serbeNë orët e paradites së djeshme Policia serbe në një aksion të ndërmarrë në fshatin Bilaç, të komunës së Bujanocit, ka bastisur tri shtëpi, në mesin e tyre edhe të ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Siç ka mësuar portali informativ rajonal ‘Titulli’, kjo bastisje në këtë vendbanim të banuar kryesisht me shqiptarë, ka mbjellë frikë te qytetarët, ndërsa familjet e bastisura kanë mbetur të traumatizuar.
Me rastin e këtij aksioni nuk ka arrestime, kurse sipas kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, njëherit edhe të Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu, policia nuk ka arritur të gjejë asgjë në shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇPMB-së , Nexhmedin Osmanit.

“Arrestimet, bastisjet ndaj ish luftëtarëve të UÇPMB-së nuk kanë të ndalur. Qëllimi kryesor i kësaj qeverie, sikurse atyre të mëhershmet, është shpërngulja e shqiptarëve nga trojet stërgjyshore, ndërsa tani edhe ndaj banorëve të fshatit Bilaç”, reagoi Musliu, duke informuar se në këtë aksion policor janë bastisur tri shtëpi, e Nexhmedin Osmanit dhe vëllezërve të tij.

Më Shumë

Kombëtarja e Kosovës sonte do të përballet me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte do të përballet me Slloveninë, në një sfidë tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e...

Sot varroset i riu nga Vërmica e Malishevës, që vdiq disa ditë pasi u lëndua në vendin e punës

Editon Gashi, i riu nga Vërmica e Malishevës, ka ndërruar jetë pasi disa ditë më parë u lëndua duke rënë në vendin e punës. Lajmin...

Voton Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit