6.3 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Policia tregon se si erdhi deri tek përleshja me sigurimin në qendrën tregtare në Prizren

Maskat mbrojtëse u bën shkak për një përleshje fizike në mes të disa qytetarëve dhe sigurimit në një qendër tregtare në Prizren mbrëmjen e së dielës. N

Policia ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarje.

Katër persona janë shoqëruar në stacionin e Policisë në Prizren pasi të njëjtit u përfshinë në një përleshje fizike në Prizren.

Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Policisë, arsyeja e kësaj përleshje ishte mosbindja e qytetarëve ndaj sigurimit të cilët kishin kërkuar vendosjen e maskës brenda hapësirave të një qendre tregtare në Prizren.

“Njësiti i Policisë i janë përgjigjur këtij rasti dhe në stacionin polior janë shoqëruar katër persona të përfshirë në përleshje. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rastin. Të dyshuarit do të ndalohen deri në 6 orë derisa të kryehen procedurat. Deri te kjo përleshje kanë ardhur pasi personat nuk i janë bindur sigurimit për vendosjen e maskave”, ka thënë Gashi./Gazeta Express/

Më Shumë

Pensionohet polici Nasuf Sinanaj

Me një ceremoni modeste të organizuar në objektin e policisë kufitare në Morinë, është shënuar dalja në pension e zyrtarit policor nga Shkoza, Nasuf...

Dy afrime të reja te Drini i Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka zyrtarizuar dy përforcime të reja për sezonin aktual, futbollistët Oltion Duhlaku dhe Amsel Jonuzi. Të dy lojtarët i bashkohen...

Lajmet e Fundit