Policia tregon si duhet të veproni që gjoba e paguar të fshihet nga sistemi

Shumë qytetarë së fundi në mediat online kanë zhvilluar debat lidhur me atë se, si duhet vepruar në rastin kur marrin ndonjë gjobë nga trafiku rrugor.

Shumica prej tyre kanë shprehur shqetësimin se edhe pse kanë paguar gjobën emri i tyre ka figuruar në sistemin e policisë, kjo për shkak së nuk e kanë dërguar fletë-pagesën në sistemin policor.

Policia ka treguar se si mund të largohen gjobat nga sistemi, pasi t’i paguani.

“Për tu shlyer nga sistemi i policisë, të gjitha fletëpagesat për gjobat e paguara dhe tiketat, të skanuara, mund të dërgohen edhe në adresën elektronike: [email protected]”, tha policia për Telegrafin.

Më Shumë

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit