6.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Politika, armiku dhe shkatërruesi i drejtësisë

Avokati Tomë Gashi mendon se armiku më i madh, që po kërcënon cilësinë e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve, vazhdon të mbetet politika. Ndërkaq, sipas tij, të paaftët dhe eventualisht të korruptuarit e këtij sistemi fillimisht duhet të identifikohen, por, siç tha, të identifikohen nga organet përgjegjëse, që janë Këshilli Prokurorial për prokurori dhe ai Gjyqësor për gjykatë dhe pastaj, për shkak të paaftësive, ata persona të zëvendësohen me njerëz adekuatë, të cilët kanë njohuri dhe shkathtësi për t’i kryer punët shumë të përgjegjshme të prokurorit dhe të gjyqtarit,raporton Gazeta Kosova Sot

Armiku më i madh që po kërcënon cilësinë e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve vazhdon të mbetet politika, kanë thënë analistët, derisa kanë sugjeruar se duhet që sa më parë të zëvendësohen të korruptuarit dhe të paaftët e këtij sistemi me njerëz me integritet moral dhe nivel të lartë profesional. Ndaj është shtruar edhe çështja se a do duhej që të verifikohej në hollësi figura e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët dyshohet se kanë “lidhjet” e tyre me botën e krimit dhe të politikes së inkriminuar. Analisti Shefqet Dibrani në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se në secilin vend demokratik, kërcënuesi i drejtësisë është sistemi politik, por, siç tha, në shumicën e vendeve me demokraci të konsoliduar vetëdija qytetare është e lartë, prandaj ndërhyrjet e mundshme janë të papërfillshme.

Ndërkaq, sipas tij, ndërhyrja e politikes në sistemin e drejtësisë kryesisht ka lëshuar rrënjë në vendet e dala nga diktatura komuniste, po ashtu një sistem jashtë kontrollit të drejtësisë e ndeshim siç tha kudo nëpër ato vende, të cilat kanë dalë nga konfliktet dhe luftërat e hapura për pavarësi. Përndryshe, në këtë plan, Dibrani thotë se Kosovën ky ndryshim e gjeti të papërgatitur sidomos në sistemin e drejtësisë, ku klanet oligarkike politike mësynin për ta futur nën kontroll. “Por, nëse sistemi i drejtësisë nuk do të shkarkohet nga prokurorë e gjyqtarë dhe stafin tjetër të korruptuar, Kosova do të shënojë rënie në të gjitha planet, prandaj sa më parë të krijohet një ligj i tipit ‘Vetting’, i cili do t’ua kontrollonte të kaluarën zyrtarëve, që do të punojnë në sistemin e drejtësisë, përndryshe nuk do të kemi drejtësi të pavarur”, theksoi ai.

Nevojitet gjeneratë e re Sipas Dibranit, kalbja në sistemin e drejtë- sisë është bartur kudo në sistemin qeverisës të vendit, madje e deri në nivelin më të ulët, nëpër zonat rurale, prandaj gjendja kaq e mjeruar në sistemin e drejtësisë vjen pikërisht për arsye se në sistemin politik gjendjen e kemi edhe më të rëndë. Ndërsa sa i përket asaj se a do duhej që të verifikohej në hollësi figura e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët dyshohet se kanë “lidhjet” e tyre me botën e krimit dhe të politikes së inkriminuar, Dibrani në këtë drejtim thotë se nëse nuk arrihet për t’u verifikuar figura e gjyqtarit dhe prokurorit, nuk do të ketë kurrë drejtësi të pavarur, prandaj, sipas tij, sistemi i verifikimit duhet të jetë hapi i parë dhe më pastaj ky verifikim duhet të shtrihet në të gjitha nivelet e udhëheqjes së vendit. “Megjithatë konsideroj se vetëm bartja e funksioneve udhëheqëse në sistemin e drejtësisë tek një brez tjetër është nevojë e kohës, të cilët do ta shpë- tonin vendin nga kjo e keqe që na ka përfshirë”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani

Më Shumë

Kurti premton ndërtimin e rrugës Rahovec-Xërxë në vlerë 8 milionë euro

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë tubimit elektoral më qytetarët e Rahovecit, ka thanë se Lëvizja Vetëvendosje do të angazhohet të...

35 vjet nga nisma e pajtimit të gjaqeve në krye me Anton Çettën

2 shkurti i 1990-tës shënon nisjen e aksionit atdhetar dhe humanitar për faljen e gjaqeve.   Në krye të kësaj u vu atdhetari, Anton Çetta. Kjo iniciativë...

Lajmet e Fundit