Prizreni mposhtet minimalisht nga Feronikeli

Në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, Prizreni është mposhtur sot me rezultat minimal 2–1 nga Feronikeli, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Ndonëse skuadra prizrenase dominoi në pjesën më të madhe të lojës, një pakujdesi në minutat e para i kushtoi me gol. Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e 3-të, por prizrenasit reagojnë shpejt, duke barazuar rezultatin pas një aksioni të bukur të ekipit.

Në pjesën e dytë, pas një lëshimi në mbrojtje, Feronikeli gjeti golin e dytë, që rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes. Pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të shumta të krijuara, Prizreni nuk arriti të barazojë rezultatin.

Pas përfundimit të takimit, klubi prizrenas falënderoi Feronikelin për mikpritjen korrekte dhe vlerësoi referimin e drejtë të ndeshjes, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe sportivitetit në futbollin vendor./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit