24.9 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Politikanët e konsumuar meritojnë ndëshkimin

Ndryshimi, në duart e votuesve. Populli duhet të vetëdijesohet

Pritja për zgjedhje të reja lokale dhe parlamentare është një pritje e madhe në mesin e qytetarëve të zhgënjyer në këtë klasë politike, me qëllim të përpjekjes për ndryshime pozitive në qeverisjen e vendit, duke sprovuar fuqinë dhe vetëdijesimin e popullit të stërvuajtur të Kosovës për t’i ndarë përfundimisht nga politika e konsumuar dhe për ta nxjerrë në sipërfaqe një alternativë të re të shpresës dhe ndryshimit të madh, shkruan Kosova Sot.

Analistët politikë vlerësojnë se procesi i ri zgjedhor në vend, qoftë për lokalet apo qendroret, duhet të jetë një “revolucion” demokratik i ndëshkimit me votë të klasës së dështuar politike, megjithëse akoma nuk ka një analizë të besueshme që flet se sa është i gatshëm qytetari të bëjë ndryshime të tilla dhe të nxjerrë një alternativë të re politike të besueshme dhe shpresëdhënëse për perspektivë të re.

Analisti politik, Arsim Haziri, konsideron se tani është koha dhe momenti kritik i thyerjes së stereotipave të votueseve, pasi që shpenzimi joproduktiv i kësaj klase politike ka arritur kulmin.

“Qytetarët janë ata që mund ta bëjnë ndryshimin. Por, duhet pasur parasysh se pushtetet e pasluftës kanë krijuar mekanizma, të cilët është vështirë të zhbëhen”, thekson ai.

Sipas Hazirit, rrjeti e pushteteve të pasluftës është shtrirë aq thellë, saqë nuk mund të imagjinohet.

“Kapja e institucioneve të pavarura nga qeveritë e pasluftës ka krijuar një mekanizëm për partitë, të cilët kanë qenë në pushtet. Gjithherë ka një hapësirë të vogël për të shpresuar për ndryshim, dhe njerëzit e infektuar dhe të vuajtur nga kompleksi i inferioritetit që të pozicionohen në politikë”, u shpreh më tej ai.

“Shpresa për ndryshim duhet menduar si mundësi e mundësisë, por ndryshimit duhet t’i prijnë njerëz të ndërgjegjshëm, njerëz me virtyte të larta njerëzore, intelektuale dhe morale. Një klasë me këto virtyte njerëzish mund të kthejë masën për ndryshim, pasi që edhe qytetarët e kanë humbur shpresën për ndryshim, gjithherë duke pasur parasysh klasën politike e cila udhëheq nga paslufta”, tha Arsim Haziri për Kosova Sot.

Më Shumë

Arrestohet dhe suspendohet polici në Prizren, dyshohet për dhunë ndaj një qytetari

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim të rëndë trupor”.   E gjitha...

Spitali i Prizrenit mirëpret përfaqësuesit e CIMIC-ut italian

Drejtoresha ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, të premten ka pritur në takim përfaqësues të...

Lajmet e Fundit