Politikanët e majtë prijnë me pasuri në Shqipëri

Samir Mane-mliarderi shqiptareUealth-X, një organizatë globale e vlerësimit dhe hetimit të pasurisë, që bashkëpunon me banka private, institute arsimore, organizatat joqeveritare dhe kompani luksoze, ka publikuar se 55 të pasurit më të mëdhenj në Shqipëri disponojnë me 7 miliardë, ndërsa në mesin e tyre 40 për qind janë politikanë socialistë.

Si transmeton BalkanWeb, në këtë raport Shqipëria zë vendin e 37 në kontinentin evropian për sa i përket numrit të multi milionerëve, ndërkohë që 55 të pasurit e vendit zotërojnë në total rreth 7 miliardë dollarë, pasuri këto të deklaruara.

Ky klasifikim është lexuar si paradoks në medie të ndryshme, për faktin se Shqipëria është një vend i vogël, ndër më të varfrit dhe me të ardhurat më të vogla për frymë.

E, megjithatë, ka më shumë të pasur se Sllovakia, Qiproja, Bullgaria, Estonia, Maqedonia apo Mali i Zi. Mediet nënvizojnë edhe faktin se disa nga 55 më të pasurit e Shqipërisë janë në politikë dhe kryesisht politikanë të majtë. Sipas tyre, më shumë se 40 janë socialistë, ose ish- anëtarë të familjeve komuniste.

Në këtë raport, që përbën analizën e vetme të pasurisë së individëve, në fokus janë vetëm personat që kanë pasuri mbi 30 milionë dollarë. Pjesë e pasurisë nuk janë vetëm shumat bankare, por edhe aksionet në kompani të ndryshme, qendra rezidenciale e pasuri të tjera të patundshme apo koleksione arti apo çdo aset tjetër.

Në këtë raport thuhet se në Evropë numërohen 53,441 multi milionerë.

Para disa ditësh u raportua se pasaniku më i madh shqiptar është Samir Mane, që vlerësohet në 1.3 miliard dollarë.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit