14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Ponte Prizreni vazhdon serinë e fitoreve, thellon krizën e Prishtinës

Skuadra e Ponte Prizrenit e ka mbyllur vitin me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll. Në ndeshjen e luajtur të martën në udhëtim ndaj Sigal Prishtinës, Ponte Prizreni ka triumfuar me shifrat 80:70 në kuadër të xhiros së 12-të. Për Ponte Prizrenin, kjo ishte fitorja e shtatë rresht që e ngrit përkohësisht në pozitën e parë në tabelë me 21 pikë, dy më shumë se Rahoveci që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Sigal Prishtina regjistroi humbjen e tretë rresht dhe të nëntën këtë edicion karshi tri fitoreve.

Prishtina e mbyll vitin në pozitën e parafundit në tabelë, me 15 pikë të grumbulluara. Më efikasit në fitoren e Ponte Prizrenit, ishin Arti Hajdari me 23 pikë, Joshua Martin që realizoi “double-double” me 18 pikë e po aq kërcime, ndërsa te Prishtina ndeshjen me pikë dyshifrore e mbyllën vetëm tre lojtarë: Fisnik Rugova 19, Daniel Lekndreaj 12 dhe Meriton Ismajli 12.

Më Shumë

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë. Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim...

Lajmet e Fundit