31.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Populli opozitar në rritje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, dy partitë opozitare që sot bashkë me qytetarët kundërshtuan Marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin, kanë deklaruar pas protestës se ka shpresë që Kosova të kthehet në rrugë të mbarë.

Partitë e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt kanë pohuar se populli opozitar është në rritje dhe se protesta e sotme ishte madhështore e dinjitoze.

“Dhjetëra mijëra qytetarë nga gjithë Kosova sot kanë dëshmuar qytetari dhe vendosmëri, për të kundërshtuar gjendjen e rëndë në vend dhe fajtorët kryesoër të kësaj gjendjeje”, thuhet në deklaratën e AAK-së dhe NISMA-s.

“Edhe në këtë protestë është vërtetuar se populli opozitar në Kosovë është në rritje. Kultura e demonstruar sot, nga qytetarë të të gjitha viseve, që si asnjëherë kishin mbushur Sheshin Skenderbeu, është forca e Boshtit Opozitar, se ai është në rrugë të mirë për të adressuar çështjet që sot e prokupojnë qytetarin e Kosovës, kjo pa dallim përkatësie”.

“Të gjithë ata qytetarë që sot, edhe pse mot me shi, vendosën të ishin pjesë e protestës në Prishtinë, ishin zemra e kundërshtimit të këtij pushteti dhe shpresa se Kosova do të kthehet në rrugë të mbarë”.

“AAK dhe Nisma, i falëndëron të gjithë ata që kontribuan që kjo protestë të ishte masovike, e qetë dhe qytetare, duke përfshirë aktivistët e shumtë, mediat dhe opinionin publik, si dhe organet e rendit”.

“AAK dhe Nisma, janë të vendosur që rrugës së kundërshtimit t’i shkojnë deri në fitore të plotë, që është përfillja e vullnetit të sovranit, dhe ne do të jemi në shërbim të tij”.

“Protesta e sotme, ishte edhe një mundësi më shumë, që ata që ende hezitojnë t’i ngjiten këtij kundërshtimi qytetar, të reflektojnë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Jam t’u vdekë unë dhe fëmijët”- letra e Shote Galicës, dhurata e Azemit dhe fundi i saj në varfëri

Shote Galica, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës, përfundoi jetën...

Bashkëpunim ndërkufitar për fuqizimin e zanateve në Prizren

Kryetari i Odës së Prizrenit, Afrim Tejeci, së bashku me partnerët e projektit nga Handwerkskammer Koblenz (Gjermani), Dhoma Kombëtare Zejtare e Shqipërisë, Qendra Multifunksionale...

Lajmet e Fundit