2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Posta nderon veprat e artistit Luan Mulliqi

Filatelia e Postës së Kosovës, sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Arti në gdhendje – Luan Mulliqi”.

Një pjesë e madhe e krijimtarisë së skulptorit dhe piktorit nga Gjakova, Luan Mulliqi, është e frymëzuar nga trashëgimia kulturore. Ai përmes formës moderne, paraqet momente të veçanta të psikologjisë popullore.

Skulpturat e tij janë punuar nga materiale të ndryshme siç janë: bronzi, guri, druri, bakri, etj. Veçohen skulpturat e punuara nga druri i mahagonit, të cilat paraqesin figurat e grave hasjane me kostumografi unike dhe origjinale.

Shumë ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar se kjo veshje e hasjaneve ka origjinalitet unik në botë. Mu për këtë, ky cikël i skulpturave ka zgjuar interesim kudo që janë ekspozuar brenda dhe jashtë vendit.

“Porta” me shtyllën prej guri simbolizon hyrjen në një hapësirë të banuar që nga kohërat e lashta, ndërsa kariatida nga bronzi tregon identitetin dhe kulturën e një populli të vjetër (Shqiptar) gjithmonë liridashës dhe mirëpritës, kurse kulmi me material të shkëlqyer fisnik simbolizon synimin tonë drejt së ardhmes.

Posta e Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të Filatelisë së saj, të afirmojë para botës vlerat tona artistike dhe kombëtare.

Më Shumë

Shkatërrohet laboratori i drogës në Prizren, Prokuroria kërkon paraburgim për të pandehurit

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara, më 02.04.2026 kanë zhvilluar një...

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Lajmet e Fundit