11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Pozita e opozita në Rahovec, përplasen për arsim

idriz vehapi asamblePozita  dhe opozita në Rahovec,  janë përlasur sot në mbledhjen e jashtëzakonshëm, që është mbajtur për rekrotimin e personalit arsimor.

Fatmir Iska tha se Drejtoria e Arsimit në Rahovec, ka bërë shkelje ligjore në pranimin dhe rekrutimin e mësimdhësve në shkolla.

“Kryesisht kemi të bëjmë me disa shkelje qe janë bërë procedurale gjatë rekrutimit për pranim në arsim.Ju e dini se konkursi hapet ne muajin gusht dhe pastaj fillon viti shkollor me datën 1 shtator”, tha Iska.

“Shkeljet janë vërtetuar edhe nga inspektorati i arsimit që është me seli në Gjakovë, gjithashtu në këto shkelje përpos asaj që janë procedurale kemi pasur edhe konflikt interesi nga ana e drejtorit i cili ka qenë pjesë e atyre komisioneve”.

Asamblistja nga radhët e AAK-së, Flurie Boshnjaku,tha se është shqetësuese situata në arsimin e Rahovecit.

”Situata në arsimin e Rahovecit është shqetësuese dhe pa kurrfarë arsyeje është shpallur konkurs dy herë”, tha Boshnjaku.

Ndërkaq,  Ejup Kabashi (PDK) ka shprehur çudinë e tij  se “pse nuk mundet me u punësua edhe familjari nëse i plotëson kushtet?”.

Drejtori i DKA-së në Rahovec,Behar Rama, në këtë mbledhje ka sqaruar të gjitha paqartësit që janë ngritur nga opozita.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit shkollor 2014/15 ndër të tjera ka pasur obligim ligjor dhe atë me rekomandim të MASHT zhvillimin e procedurave rekrutuese të mësimdhënësve dhe atë DKA është përpjekur që në përpikëri ti respektojë dispozitat ligjore në fuqi dhe praktikën e punës në DKA”.

“DKA ka bashkëpunuar me të gjitha institucionet të cilët ishin kompetent për shqyrtimin e çështjeve”.

“DKA ka hapur dy konkurse me të cilët konform Udhëzimit Administrativ 09/14 për kuadrin profesional dhe Udhëzimit Administrativ 17/2009 për përzgjedhjen e mësimdhënësve, me të cilët ka kërkuar mësimdhënës me kualifikim përkatës dhe fatkeqësisht disa prej ish mësimdhënësve nuk e kanë faktuar kualifikimin përkatës dhe ka qenë e pamundur tu vazhdohet kontrata e punës dhe të njëjtit e kanë atakuar dhe pretendojnë që kanë të drejtë e në fakt është vërtetuar e kundërta, më poshtë kam bërë një kronologji të veprimeve procedurale që janë zhvilluar lidhur me rekrutimin e mësimdhënësve”.

Në fjalën e tij drejtori i DKA-së ka folur  edhe për rastet konkrete siç është mësimdhënësi Afrim Oruqi.

”Në rastin konkret i vetmi është ish mësimdhënësi Afrim Oruqi, i cili ka punuar mbi 3 vite, por edhe vetë pretendimet e tij se padrejtësisht i është shpallur vendi i punës DKA ka këtë sqarim në konkurs për pozitën e mësimdhënësve për lëndët e juridikut kanë aplikuar gjithsejtë 42 kandidat prej tyre 35 me kualifikim më të lartë se Afrim Oruqi”.

“Tani dua të bëj një sqarim edhe nëse DKA do të kërkonte 35 mësimdhënës për këtë pozitë prapë se prapë nuk do të vinte në shprehje kualifikimi i Afrim Oruqit. Vlen të theksoj se Afrim Oruqi me kualifikimin që ka, ka themeluar marrëdhënien e punës vetëm për një vit dhe DKA është dashur që për çdo vit të kërkojë kuadro me kualifikim përkatës, andaj ju pyes juve të nderuar, nëse është e logjikshme që të mbajmë kuadro me kualifikim më të vogël e të mos marrim kuadro që kërkohen edhe me dispozita ligjore dhe kësisoj edhe vetë inspektorati nuk ka pas vërejtje në këtë pikë”.

“Inspektorati i punës me datë 02.12.2014 dhe me nr. të protokollit 120/2014, ka lëshuar një raport Zyrtar të inspektimit, pas ankesave të fundit të parashtruar nga grupi i të pakënaqurve  dhe ka potencuar që DKA nuk ka bërë asnjë shkelje (provë Raporti Zyrtar).DKA konsideron se nuk është e logjikshme që të respektohet nenin 10 paragrafi 5 i ligjit të punës pasi që institucioni punëdhënës DKA nuk mund ti garantojë stabilitet marëdhënies së punës pasi që varet nga programi mësimor nëse parasheh të zhvillohet ajo lëndë dhe numri i nxënësve dhe duke dashur që të jemi bindës në këtë, asnjë mësimdhënës nuk ka kontratë më shumë se njëvjeçare”.

“DKA gjithashtu është kujdesur që të mos bëjë shkeljen e dispozitave të Ligjit Nr. 04/L-032 për Arsimin Para Universitar në Republikën e Kosovës, gjegjësisht nenit 35 paragrafi 5:” Kur bëhet përzgjedhja midis një apo më shumë kandidatëve për një post menaxhues ose për mësimdhënës, merren për bazë kushtet, si janë: arsimimi i secilit kandidat, përvoja, kualifikimet për pozitë dhe nevojat që do të plotësojë ky emërim. Gjithashtu DKA disa pozita i ka ri shpallur pasi që është bërë ndarja e Shkollës se Mesme dhe Profesionale”.

 “Të gjithë procesverbalet e rekrutimit të mësimdhënësve kanë shkelje të tilla, bile vitin e kaluar në panelin intervistues janë bërë shkelje flagrante si mos nënshkrimi i procesverbaleve, mos vënia e pikëve nga anëtarët e komisionit pjesëmarrja e personave jo kompetent në panelin intervistues siç ishte rasti i pjesëmarrjes së ish Drejtorit të Kadastrit Gjeodezisë dhe Pronë z. Fatmir Iska tani këshilltar komunal dhe ish drejtori i Administratës z. Samir Mustafa të cilët kanë bërë shkelje të nenit Neni 3 të UA 17/2009 Procedura e zgjedhjes së personelit arsimor në shkollë, dhe në konkurset e vitit të kaluar përbërja e komisioneve ka qenë në kundërshtim me nenin e lartcekur. Shkelje të tilla i keni para vetës provat nga ish qeverisjet (procesverbali i Vjosa Silkës Kryetar i komisionit atëkohë nënkryetari z. Hazër Tara burri i hallës së Vjosa Silkës), procesverbali i Eshref Haxhiut i nënshkruar vetëm nga një anëtar i komisionit”.

Ndërkaq kryetari Idriz Vehapi, ka premtuar se punësimet në arsim nuk do të bëhen me libreza të partisë.

“Edhe më herët kam thënë se nëse edhe në konkursin e dytë do bëhen shkeljet, do të ndërmarri masa ligjore, por ja në konkursin e dytë nuk ka pasur shkeljet, ndërkaq ato shkeljet e para janë eliminuar. Ju siguroj se në komunën tonë nuk do të veprohet në bazë të librezave partiake”./ YMER FAZLIU/

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Lajmet e Fundit