16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

UPZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Marmara në Turqi

nenshkrim marrveshje me tuqrRektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Ramë Vataj, i shoqëruar nga Soner Yildirim, koordinator i Departamentit të Gjuhës Turke në UPZ dhe Rrahim Morina, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Stamboll, kanë zhvilluar një vizitë tre ditore në Turqi, ku kanë vizituar Universitetin e Anadollit në Eskishehir dhe Universitetin Marmara në Stamboll. Me këtë të fundit gjatë kësaj vizite është nënshkruar edhe marrëveshje për bashkëpunim.

Rektori Vataj dhe rektori i Universitetit Marmara, Prof. Dr. Emin Arat, e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje të bashkëpunimit dhe u zotuan se do të kujdesen që të zbatohet në praktikë. Marrëveshja përfshinë shkëmbimin e studentëve për nivelin mastar dhe të doktoratës, shkëmbimin e profesorëve dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta.

Rektori Vataj i ftoi përfaqësuesit e këtij universiteti që të vizitojnë UPZ-në ku do të bisedohet në detaje për konkretizimin e bashkëpunimit në të ardhmen në fushat përkatëse.

Ndërsa me përfaqësues të Universitetit të Anadollit është biseduar për konkretizimin e bashkëpunimit, pasi që kohë më parë me këtë universitet është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim. Rektori Vataj dhe Rektori i Universitetit të Anadollit, Prof. Dr. Naci Gundogan, biseduan për mundësinë e bashkëpunimit për implementimin e programit E-learning në UPZ dhe për shfrytëzimin e Bibliotekës Elektronike të këtij universiteti për studentët dhe profesorët e UPZ-së.

Gjatë kësaj vizite delegacioni nga UPZ ka vizituar edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll që udhëhiqet nga Konsulli z. Rrahim Morina, ku u njohën nga afër për punën e kësaj konsullate në shërbim të bashkatdhetarëve tanë në Turqi. Vlen të theksohet se katalizator i marrëveshjes me Universitetin Marmara ishte Morina, i cili ka përcjellur delegacionin edhe gjatë vizitës në Eskishehir në Universitetin Anadolli. Konsulli Morina, ka shprehur gatishmërinë të ndihmojë të gjitha universitetet publike në Kosovë që kanë marrëveshje me universitetet turke, konkretizimin e tyre.

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit