19.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Pranga kryeplakut në Nikël të Krujës, s’tregoi parcelat me hashash

Sekuestrohen një mijë bimë

Policia e Krujës arrestoi kryeplakun e fshatit Bura në Nikël të Krujës, sepse nuk tregoi për parcelat e hashashit, teksa u sekuestruan një mijë bimë kanabis. Nga ana e specialistëve për krimet në Komisariatin e Policisë Krujë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Basri Tufa, 57 vjeç, banues në fshatin Bura, Nikël, Krujë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u bë pasi: në zbatim të planit të operacionit “Start 2015” të hartuar nga ana e Komisariatit të Policisë Krujë, ku pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e efektivave të Policisë Krujë, se në territorin e fshatit Bura, Nikël, Krujë janë të kultivuara bimë narkotike të llojit kanabis sativa, më datë 19.04.2015 është ushtruar kontroll pikërisht në fshatin Bura, ku ka rezultuar se: në një ullishte e pemëtore janë gjetur të mbjella në dy parcela me 1040 bimë të dyshuara si ato narkotike të llojit kanabis sativa me një lartësi deri në 18 cm ku është bërë marrja dhe sekuestrimi i mostrave përkatëse dhe asgjësimi e djegia e plotë e bimëve të gjetura.

Shtetasi Basri Tufa, në cilësinë e kryetarit të fshatit Bura, Nikel, Krujë, ka shkelur ligjin nr. 9559, datë 08.06.2006 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i cili e ngarkon atë me detyrimin për të dhënë informacion me shkrim për sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike në fshatin që mbulon, ku u gjetën të kultivuara bimë narkotike dhe për to ky shtetas nuk ka dhënë informacion dhe as ndihmesë për identifikim e parcelave dhe autorëve sipas ligjit, pavarësisht se parcelat ishin të kultivuara dhe në vende të dukshme.

Më Shumë

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Liria

Skuadra prizrenase, Liria ka konfirmuar afrimin e futbollistit Albion Kurtaj, i cili do t’i bashkohet repartit ofensiv për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. “Sulmuesi anësor...

Laboratorë të rinj në tri shkolla të Prizrenit

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka bërë të ditur sot se në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), janë...

Lajmet e Fundit