12.4 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Premtojnë rikthimin në pushtet të LDK-së në Prizren

Hoxha-Avdyli-MuharremiHaxhi Avdyli, Ridvan Hoxha dhe Hanifi Muharremi, publikisht kanë shpallur ofertën e tyre për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren. Ata kanë ftuar delegatët e Kuvendit Zgjedhor, që t’iu votohet oferta e tyre politike. Tre kandidatët premtojnë se nëse fitojnë, do të reformojnë Degën e LDK-së në Prizren.

Kuvendi Zgjedhor për kryetar të LDK-së në Prizren, do të mbahet nesër. Përveç, Avdylit, Hoxhës dhe Muharremit, në garë për kryetar të Degës, pritet të jenë edhe kandidatë të tjerë. Në mesin e tyre është lakuar edhe emri i deputetit të Parlamentit të Kosovës, Anton Qunit.

Kandidati Haxhi Avdyli premton reformim të Degës dhe rikthimin në pushtet të LDK-së në Prizren. “LDK-ja do të jetë kryefjala e politikës edhe në Prizren”, ka thënë Avdyli.

Sipas tij, LDK-ja i ka të gjitha kapacitetet për të marrë dhe qeverisur Prizrenin. “Në këtë garë më mbështesin njerëzit e ndershëm dhe të suksesshëm”, tregon Avdyli.

Reformim të Degës së LDK-së në Prizren, premton edhe kandidati Ridvan Hoxha. Ai thotë se fatkeqësisht pas vitit 2009, LDK-ja në Prizren ka humbur besimin tek qytetarët.

“Pretendimi im për t’u zgjedhur kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, është një shërbim i domosdoshmërisë për ndryshime të thella dhe të shpejta në Degën e LDK-së në Prizren, me qëllim që kjo degë të riorganizohet, fuqizohet, të ecë në hap me ndryshimet politike në vend dhe mbi të gjitha të rifitojë besimin e qytetarëve të Prizrenit”, thotë Hoxha.

“Oferta ime politike si pretendent për kandidat të mundshëm për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren, mbështetet në vlerat themelore për të cilat punoi LDK-ja që nga formimi i saj”.

“Kjo ofertë është reformuese dhe fituese”, tregon Hoxha.

Edhe kandidati Hanifi Muharremi thotë se garës për kryetar të Degës i ka hyrë për shkak kërkesës së aktivistëve të LDK-së.

“Shpresoj se me vullnetin e aktivistëve do të dalë fitues bashkë me LDK-në në Prizren”, thotë Muharremi. Ai beson se nëse vije në krye të Degës, shumë shpejt LDK-ja do të qeverisë me Prizrenin.

“Prizreni shumë shpejt do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, prandaj jam i sigurt se në këto zgjedhje LDK-ja do të dalë fituese”, shprehet Muharremi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zafir Berisha: Vërrini është zemra kombëtare e Prizrenit

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka zhvilluar sot një seri takimesh në zonën e Vërrinit, duke nisur...

Kurti fton qytetarët e Rahovecit të votojnë kandidatin Ali Dula

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje qytetarëve të Rahovecit që të votojnë për kryetar të kësaj komune kandidatin e partisë,...

Vdekja e turpit!

Lajmet e Fundit