16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Presidenti Begaj sot nis vizitën dyditore në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj më 15 dhe 16 gusht realizon vizitën e parë zyrtare në Kosovë.

Begaj do të takojë drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të opozitës në Prishtinë.

Agjenda e vizitës së presidentit shqiptar përfshin takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti. Begaj do të zhvillojë takim edhe takim me komandantin e KFOR-it dhe me ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.

Agjenda e plotë:

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve (para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës) Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes: Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh. S. Dr. Vjosa Osmani-Sadriu dhe delegacionin

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête me Albin Kurtin, Kryeministër i Republikës së Kosovës

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari

 

E martë, 16 gusht 2022

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë)

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit

Më Shumë

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të ditur Meteo Kosova. Sipas njoftimit të MK-së, do të fryjë erë...

Libri i pashkruar i Petro Markos

Nga: Lazër Stani Dy ose tri javë nuk e takova më Petron (Marko) edhe pse dilja pothuajse çdo mbrëmje nga Kafeneja e Gazetarëve. Nuk e...

Lajmet e Fundit