23.3 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Presidentja fton përsëri partitë, kërkon marrëveshje nga liderët

Atifete Jahjaga 2Zyra e Presidentes Jahjaga ka konfirmuar se do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme vetëm nëse nuk ka zgjidhje tjetër. Mirëpo, paraprakisht, Zyra e Jahjagës po kërkon një takim të përbashkët nga liderët me kusht që të merren vesh për formimin e institucioneve të reja në bazë të Kushtetutës.

“Çfarëdo takimi i Presidentes në Zyrën e saj, me liderët e partive politike parlamentare, kërkon angazhimin konkret të secilit prej tyre për nxjerrjen e vendit nga situata e krijuar dhe një takim i tillë duhet të rezultojë me një pajtim të të gjithëve për institucione të qëndrueshme, duke respektuar Kushtetutën e vendit”, ka thënë Arber Vllahiu, për Gazetën Express, të mërkurën.

Zëdhënësi i Presidentes Jahjaga ka deklaruar se po kërkohet një zgjidhje për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Zgjedhjet janë zgjidhja e fundit, dhe vetëm atëherë kur nuk do të mbetet asnjë alternativë tjetër dhe kur duhettë shmanget çfarëdo impasi i ri dhe çfarëdo krize që mund të dalë në rrugë e sipër”, ka thënë Vllahiu, për Express, të mërkurën.

“Po e ripërsërisim qëndrimin se Presidentja Jahjaga po kërkon zgjidhje dhe jo zgjedhje. Të gjitha përpjekjet e Presidentes në këto javët e fundit janë përqendruar në gjetjen e zgjidhjes së nyjës institucionale dhe të ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme dhe kredibile”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Kryeministri Kurti dhe ministri Murati vizituan fabrikën e prodhimit të lëngjeve “Aronica” në Prizren

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizituan sot fabrikën për...

Organizata Ec Ma Ndryshe: Kryetari i Prizrenit të respektojë zotimin se askush me aktakuzë nuk do të jetë në qeverisje

EC Ma Ndryshe përmes një reagimi publik thotë se duke marrë parasysh nevojën për funksionimin e institucioneve publike me integritet dhe qeverisjen e tyre...

Lajmet e Fundit