6.3 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Presidentja Osmani ndan “Urdhrin e Lirisë” për Rifat Jasharin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nderë të 25-vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka ndarë “Urdhrin e Lirisë” për Rifat Jasharin, vëllaun e Adem dhe Hamëz Jashari.

Këtë presidentja Osmani e ka bërë në një vizitë në shtëpinë e Jasharëve në fshatin Prekaz të Komunës së Skenderajt, ku së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe te varret e familjes Jashari.

“Sikurse çdo shqiptar, pavarësisht se ku jeton, jemi këtu në Prekazin historik të Epopesë së UÇK-së, por edhe çdo ditë të vitit është edhe një mundësi që të gjithë qytetarët e Kosovës të tregojnë përkujtimin e tyre edhe për të gjitha gratë dhe fëmijët e familjes Jashari të cilët nuk i kurseu regjimi gjenocidal i Serbisë”, tha ajo.

“Siç e dini në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë 5-6 vjeçar – përkujtimi i tyre do të jetë i përjetshëm për gjithë Kosovën e cila sot është e lirë falë kësaj sakrifice”, ka shtuar presidentja Osmani.

Në Kosovë më 5 mars ka nisur shënimi i manifestimit treditor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa krerët shtetërorë – Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca – nderuan rezistencën e familjes Jashari nga Prekazi.

Më Shumë

“Liga nuk ka qenë kurrë më e fortë”- Munishi flet për rivalitetin dhe fillimin e sezonit me Lirinë

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka dhënë një intervistë për Telegrafin, ku ka folur për ecurinë e skuadrës, rivalitetin në Ligën e...

Vazhdon krasitja e drunjve në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i krasitjes së drunjve në qytet dhe në vendbanimet tjera të komunës. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit