24.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Mbappe: Eliminimi nga Liga e Kampionëve nuk do ndikonte asgjë në të ardhmen time te PSG

Kylian Mbappe thotë se është i lumtur në Paris Saint-Germain dhe një eliminim nga Champions League këtë javë nuk do të rezultojë në largimin e tij.

Mbappe pritej të largohej nga PSG verën e kaluar kur i skadoi kontrata, por vendosi të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Sulmuesi tha se të bëhesh golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të klubit ishte një motivim për vazhdimin e mandatit të tij dhe ai e kaloi numrin e Edinson Cavanit me golin e tij të 201-të kundër Nantes në Ligue 1 të shtunën.

Pas humbjes 1-0 në shtëpi ndaj Bayern-it muajin e kaluar, PSG-ja përballet me një betejë të vështirë për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni – një trofe që francezi dëshiron ta fitojë. Por ai këmbëngul se dështimi këtë sezon nuk do të thotë se do të kërkojë një sfidë të re.

“A do të ndikojë kjo ndeshje në të ardhmen time? Nuk mendoj kështu”, tha Mbappe për RMC Sport. “Nëse do ta lidhja të ardhmen time me Ligën e Kampionëve dhe nuk do të thoja mos respekt për klubin, do të kisha shkuar shumë larg!

“Jam këtu, jam shumë i lumtur dhe për momentin nuk mund të mendoj asgjë për ta përmirësuar kohën time me PSG-në”./Albanianpost.com

Më Shumë

Marrëveshje mirëkuptimi për investime në Lagjen e Komuniteteve në Rahovec

Sot u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit për projektin “Ndërtimi i parkingjeve të reja me ndriçim publik, hapësira të gjelbëruara dhe ndërtimi i rrugës në...

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Lajmet e Fundit