3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Princi Leka: Bashkimi Kombëtar ëndërr e Familjes Mbretërore

Pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama një ditë më parë për president të përbashkët Kosovë-Shqipëri, si simboli më i mirë i një uniteti mes dy vendeve, ka ardhur reagimi i Princit Leka.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Bashkimi Kombëtar, është ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore.

Kjo sipas tij, do të ishte logjika e stabilitetit real mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i Princit Leka në Facebook:

Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, siç e sugjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara.

Më Shumë

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Kirurgjia e kancerit të mushkërive e sigurt edhe për mbi 80-vjeçarët

Mjekët nuk duhet ta përjashtojnë automatikisht ndërhyrjen kirurgjikale për 80-vjeçarët me kancer të mushkërive në fazë të hershme, sipas një studimi të ri që...

Lajmet e Fundit