Pritet arrestimi i një zyrtari të lartë të PDK-së për vrasje të pasluftës?

Një hetim për vrasje të pasluftës pritet që shumë shpejt ta vërë në pranga një zyrtar shumë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Sipas burimeve të gazetës Express brenda Prokurorisë, arrestimi i këtij zyrtari të PDK-së, që njëherit është figurë shumë e njohur publike e kësaj partie të dalë nga krahu i luftës, do të ndodhë nën dyshimin si i përfshirë në dy vrasje të rënda të pasluftës.

Gjatë ditës së enjte ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj është paraqitur në Prokurorinë Speciale nën dyshimin se është i përfshirë në vrasjen e dy civilëve shqiptarë, por ai në kohën e luftës. /Express/

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit