Pritje entuziaste për Totajn

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, është takuar sot me anëtarët e nëndegëve të subjektit të tij politik në Përdrini.
Ai, në këto takime ka parë mbështetje për PDK-në.

“Entuziazmin e fitores e ndjeva edhe në takimin me anëtarët e nëndegëve të PDK-së në Përdrini. I shoqëruar nga bartësi i listës Kujtim Gashi dhe kandidatët për Asamble, theksova se PDK në Prizren është e bashkuar, sepse komuna jonë meriton më mirë e më shumë. Strukturat e Përdrinisë janë të organizuara si kurrë më parë e përkrahja për listën tonë fituese është më e madhe se çdo herë”, shkruan Totaj.

Më Shumë

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Lajmet e Fundit