14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Prizren/ 1 muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarëve për shitje të drogës

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve me iniciale M.B. nga Prishtina, S.TH. dhe P.M. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 1 muaj, për shkak dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit  do të  llogaritet prej datës, 27.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri më datën 26.09.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 para.1 nën para.1.1. pika 1.1 dhe 1.2 në lidhje me pikën 1.2.2 të KPPRK-së, sepse kemi të bëjmë me substanca narkotike që dyshohet të jenë të llojit – kokainë, të cilat janë gjetur gjatë kontrollimit të automjetit të tipit “VË-Jeta”, nga Policia e Kosovës në posedim të pandehurve  të përgatitura në qese plastike për shitje, substanca këto të cilat sipas ligjit mbi barnat narkotike dhe substanca psikotropike dhe prekursor bëjnë pjesë në tabelën 1/,-bimët, barnat narkotike dhe substancat psikotropike me rrezikshmëri të lartë që nuk kanë përdorim në mjekësi dhe veterinë, veprimtaria e të cilave është e ndaluar në Kosovë”, thuhet në njoftimin gjykatës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

Lajmet e Fundit