4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren/ 14 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqind aktakuza kundër 125 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar dhjetë  persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur njëmbëdhjetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dymbëdhjetë personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër  persona, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre  personave, si dhe, ka ngritur 66 aktakuza kundër 73 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka parashtruar tri  kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër  persona dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër  19 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kurse Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një  personi të paandehur.

E Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit është ndaluar një person për 48 orë dhe janë ngritur dhjetë  aktakuza kundër 15 personave.

Poashtu Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar, në tre raste të ndara, si dhe, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një  kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një  person të dyshuar, ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave të pandehur dhe ka ngritur dhjetë  aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit