Prizren, 30 ditë paraburgim për dy të pandehur për falsifikim të parasë

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për dy të pandehur për falsifikim me para.

Masa e paraburgimit hynë në fuqi nga 11 marsi deri më 10 prill, siç ka njoftuar Gjykata e Prizrenit.

D.G. dyshohet se më 7 dhe 8 mars, i ka vënë në qarkullim në tri raste, kartëmonedhat prej 500 euro, duke e ditur se ato janë të falsifikuara. Thuhet se paraprakisht janë marrë vesh me të pandehurin tjetër B.K.

D.G. fillimisht raportohet se kishte lënë paratë në një vend të caktuar, e më pas ka shkuar B.K. dhe i ka marrë paratë e falsifikuara dhe i ka vënë në qarkullim në lokacione të ndryshme, duke i kërkuar të dëmtuarve që paratë e falsifikuara t’i këmbejë me bankënota më të vogla.

Pasi ka bërë këtë, B.K. paratë ia ka kthyer D.G., ndërsa në këmbim për shërbimin ka marrë 100 euro.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Lajmet e Fundit