19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Policia në Prizren shqiptoi 305 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Gjatë fundjavës, nga data 12-14 mars 2021, Policia në Prizren ka vepruar duke u bazuar në vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës për masat mbrojtëse kundër Virusit ‘Covid 19’, dhe me këtë rast Policia ka kryer kontrolle të shtuara në disa lokacione si : lokale të natës, gastronomi, qendra tregtare, sheshe, komunikacion etj.

Gjatë zbatimit dhe veprimeve zyrtare, në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 305 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, dhe gjithsej 4 fletë-paraqitje për lokalet të cilët nuk e kanë respektuar orarin. Në asistim dhe bashkëpunim me inspektorë janë realizuar kontrolle në 32 lokale.

Për parregullsi të dokumenteve dhe leje qëndrimi jo të rregullta, në këto lokale, Policia ka gjetur dhe ndaluar 23 punëtore-valltare nga Republika e Shqipërisë, të cilat dorëzohen te Drejtoria për Migrim dhe të Huaj.

Në zbatim te masave dhe realizim të planeve operative, një aktivitet i shtuar për fundjavë ishte edhe në fushën dhe mbikëqyrjen e komunikacionit rrugor, për këtë Policia gjeti parregullsi dhe shqiptoi 589 kundërvajtje për drejtuesit e automjeteve në komunikacion.

Përgjatë aktiviteteve në këtë fundjavë Policia në Prizren ka kryer kontrolle dhe ka ndaluar 3 persona të cilët kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prizren, të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, për fajde, organizimin e skemave piramidale dhe dhunë në familje.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit.

Aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi duke synuar në parandalim dhe respektim të masave ‘Covid 19’ dhe Policia rajonale në Prizren do të jetë e gatshme t’i zbatojë plotësisht vendimet e Qeverisë duke punuar gjithnjë për sigurinë e qytetarëve.

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

Lajmet e Fundit