22.8 C
Prizren
E hënë, 5 Qershor, 2023

Prizren/ 30 ditë paraburgim të dyshuarit për gjuajtje me armë zjarri

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale B.K. nga fshati Vraniq, Komuna e Suharekës në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armës, raporton PrizrenPress.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 para.1 nën para.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së, për të pandehurin me iniciale B.K., sepse me datë 17.08.2020 rrethe orës 01:30 minuta shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që duke e pasur në posedim armën – pushkën, shkon në qendër të fshatit Vraniq KK Suharekë, para lokalit të pronarit me iniciale H.K., në të cilën vend ka shkuar me djemtë e xhaxhait me veturën e tyre, para këtij lokali kanë qenë të ulur disa persona, si F. Ll, e me të cilin ka pasur një ngatërresë verbale vetëm disa minuta më parë, dhe nga një largësi rrethe 10 metra shtien 2-3 herë në ajër dhe duke u larguar shtien sërish në ajër, duke rrezikuar me këtë veprim jetën e njerëzve”, thuhet në njoftim të Gjykatës.

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 17.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri më datën 16.09.2020./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Burdushi” para gjykatës: Me hajmali e fall s’e kam krijuar pasurinë

Në seancën e së hënës në Gjykatën e Apelit, Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, tha se pasurinë e tij nuk e ka krijuar...

24-vjeçari nga Rahoveci viktimë e fajdes, ‘shokët’ ia kërkojnë 60 mijë € pasi humbën 36 mijë eurot e investuara në kripto

Dukuria e fajdesë, që nënkupton huazimin e parave të cilat më pas duhet të kthehen me interes shumë të lartë, përveç që përbën vepër...

Lajmet e Fundit