1.8 C
Prizren
E martë, 31 Janar, 2023

Prizren, 4 të ndaluar, 16 aktakuza kundër personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur tetëdhjetepesë (85) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar personit apo vendit të caktuar ndaj një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar personit apo vendit të caktuar ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për kryerje të veprës penale, dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të  ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra penale te ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Murati për rritjen e tatimit në pronë: Rezultat i ligjit të miratuar nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri tek situata që përnjëherë disa fatura të tatimit në pronë kanë qenë më të larta,...

33 vjet nga vendimi për Aksionin e Pajtimit të Gjaqeve

33 vjet më parë Myrvete Dreshaj, Have Shala, Adem Grabovci dhe Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj e kishin marrë vendimin për të filluar Aksionin...

Lajmet e Fundit