5.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Prizren: 6 vjet burg dhe 6 mijë euro gjobë për shtetasit e Guatemalës

Gjykata themelore ne prizrenTë hënën në Gjykatën Themelore të Prizrenit u shpall aktgjykimi ndaj Jose Manuell Monroi Rivera dhe Cirillo Antonio Zuniga Fosters, të cilët akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të mashtrimit.

Të dy të akuzuarit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 3 vjet burg efektiv dhe me nga 3 mijë euro gjobë. Po ashtu të akuzuarit u obliguan nga gjykata që të paguajnë edhe shpenzimet procedurale në vlerën prej 600 eurosh, nga 300 euro secili.

Vendimin e shpalli kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi

“Secilit prej tyre, dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë euro, si dhe dënimin me burgim, secilit prej tyre në kohëzgjatje prej 3 vjetësh, në të cilin dënim me burgim do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, prej datës 01 nëntor 2013 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, tha gjyqtarja.

Mbrojtja e të akuzuarve paralajmëroi ankesë në Gjykatën e Apelit, me arsyetimin se ky aktgjykim nuk është i bazuar në gjendjen faktike.

“Konsideroj se ka bazë që me ankesë të atakohet aktgjykimi i shkallës së parë dhe llogaris që gjykata e shkallës së dytë ndryshe do ta trajtojë këtë situatë dhe do të provoj t’ua ndërpresë paraburgimin dhe t’i shpallë që të dy të pafajshëm”, tha Nexhat Elshani, avokat.

Nëse nuk e arrin këtë në Apel, Elshani planifikon të paktën t’ua ndryshojë të dënuarve veprën penale.

“Ose eventualisht nëse ka mundësi të shpallen fajtorë për vepër penale të kryerjes në tentativë. Konsideroj se nuk është vërtetuar mirë gjendja faktike, nga fakti se kemi të bëjmë me vepër të kryer në tentativë”, shtoi avokati.

Sipas prokurorisë së Prizrenit, Jose Manuell Monroi Rivera dhe Cirillo Antonio Zuniga Fosters gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, pas kontaktit me dy persona të caktuar nga policia e Prizrenit, gjatë zbatimit të masave të fshehta të simulimit, arritën që t’i mashtrojnë ata duke u marrë shumën e parave prej 50 mijë eurosh.

I akuzuari Cirillo Antonio Zuniga Fosters, sipas aktakuzës, akuzohej se në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe në Prishtinë, ku i kishte marrë një të dëmtuari 20 mijë euro duke u larguar pastaj për të humbur çdo kontakt me të. Mirëpo për këtë pikë të aktakuzës në mungesë të provave gjykata e liroi atë nga akuza.

Dy guatemalasit gjenden në paraburgim nga data 1 nëntor 2013./Kallxo.com

Më Shumë

Vdes 43-vjeçari pas vetaksidentit me biçikletë elektrike në Prizren

Një 43-vjeçar ka vdekur dje si pasojë e një vetaksidenti në Prizren.   Viktima po drejtonte një  biçikletë elektrike. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet...

Aktakuzë ndaj shtetasit turk që vrau vajzën e tij me thikë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit turk me inicialet M.G në dyshimet se i njëjti kishte vrarë me thikë vajzën e...

Lajmet e Fundit