E kam për Ju një fjalë  

Skender Berisha

E kam e kam e mbaj këtu brenda

ma ka e s’ma ka ëndja
tua them tua them
kur doni e kur s’doni

ju bie për shtat a jo
s’mund t’mos ua them
se më dhemb ore më dhemb
e më ngre shtat pash mbi dhe

me fe a pa fe mbi këtë dhe
ktheni a nuk ktheni kurrë
unë digjem furrë furrë
ta dini për këtë udhë

për këtë udhë ndër lisa
sot mbuluar gjethesh
gjethesh që enden të pikëlluara
erërash e të rrëmbyera

Skender Berisha

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Lajmet e Fundit