Prizren, aktakuzë kundër katër personave për rrëmbim të shtetasit turk

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit: A. M., Y. M., L. B. dhe B. B., më 17 shtator të vitit 2019 në Prizren, duke vepruar së bashku e kanë rrëmbyer të dëmtuarin R.A. shtetas i Republikës së Turqisë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

Siç njoftohet, A.M. së bashku me të akuzuarin Y.M. kanë bërë organizimin e rrëmbimit të R.A.

“Të akuzuarit, sipas planifikimit përmes një telefonate, nga vëllai i të dëmtuarit R.H. që gjendet në Turqi, kanë kërkuar shumën prej 50.000 euro duke e kërcënuar se nëse nuk do të dorëzojnë të hollat e kërkuara në këmbim të lirimit të do t’ia vrasin vëllain R.H. I dëmtuari R.H. është mbajtur i lidhur deri më 21.09.2019, dhe ndaj tij është përdorur dhunë, si dhe nën kërcënimin e armës me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje të pandehurit kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi” sipas KPRK-së.?

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Lajmet e Fundit