Prizren, arrestohet dasmori

Policia e Prizrenit ka arrestuar një person nënë dyshimin se gjatë një ahengu familjarë kishte shtënë me armë në ajër.

Arrestimi është kryer në fshatin Shpenadi të Prizrenit ndërsa sipas njoftimit të policisë tek i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe dy karikatorë.

Arrestimi i personit sipas policisë është kryer pas raportimeve se gjatë një ahengu në këtë familje kishte të shtëna me armë zjarri.

Pas sekuestrimit të armës personi i arrestuar është liruar me vendim të prokurori të shtetit. Procedura ndaj tij do vazhdoi në gjykatë, përcjell Telegrafi.

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit