Mbytet në Durrës një i moshuar nga Dragashi (FOTO)

Një person nga Kosova ka humbur jetën sot në Durrës, rreth orës 16:15.

Sipas dëshmitarëve ai është gjetur pa shenja jete nga një i ri dhe ishte dërguar në breg me ndihmën e pushuesve të tjerë.

Mësohet se viktima është një 77-vjeçar nga Gora e Dragashit.

Sipas pushuesve, Policia dhe Ndihma e Parë kishin arritur pas 30 minutave në vend ngjarje.

Ndërkaq, që nga fillimi i këtij sezoni turistik, në plazhet në Shqipëri kanë humbur jetën në det disa persona, përcjell Telegrafi.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit