10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Prizren: Arrestohet personi që vodhi 22 mijë euro

Pas një pune mbi njëvjeçare, hetuesit rajonalë kanë arritur ta përfundojnë një rast të vjedhjes së rëndë i cili kishte ndodhur ne ambientet e kompanisë “Transcomerce” me datën 02 gusht 2014 ne fshatin Restelicë të Dragashit.

Hetuesit dhe krim teknikët që kishin kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes thonë se kishin kuptuar se ishte kryer vjedhje e rëndë nga një arkë metalike me ç’rast ishin vjedhur para rreth 22 mijë euro.

I dyshuari, për t’i nxjerr paratë nga arka kishte përdor një fleks me të cilin e kishte prerë arkën dhe të njëjtin e kishte lënë në vendin e ngjarjes së bashku me pesë pllaka për prerje të metalit.

Po ashtu ishin lënë dhe dy parë dorëza të punës dhe për fat të mirë një kupon fiskal i cili tregonte se fleksi dhe dorëzat ishin blerë në Qendrën Tregtare “ETC” në Prizren.

Pas gjetjes së kësaj prove, hetuesit kanë kërkuar pamjet nga kamerat e sigurisë në “ETC” duke e barazuar kohën dhe arkën ku ishte lëshuar kuponi fiskal me ç ‘rast është identifikuar i dyshuari R. Th. nga Caparci i Prizrenit së bashku me një dëshmitar. I dyshuari tanimë me urdhër të prokurorit të shtetit po mbahet nën masën e arrestit policor.

Më Shumë

Në Malishevë vijon aksionin për pastrimin e hapësirave publike

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në kuadër të muajit të pastrimit, me moton...

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Lajmet e Fundit