14.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren: Dënohen me kusht dy vëllezërit e akuzuar për përleshje mes vete

Dy vëllezërit e akuzuar për përleshje mes vete, F.S. dhe F.S., të enjten, u dënuan nga Gjykata Themelore në Prizren me nga 6 muaj burgim me kusht.

Dënimi ndaj tyre nuk do të ekzekutohet nëse brenda një viti nuk kryejnë vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi për këtë rast u shpall pasi të akuzuarit u deklaruan fajtor.

Në shqyrtim fillestar të mbajtur në po të njëjtën ditë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Musli Gashi, dy të akuzuarit pranuan fajësinë për veprat penale që u vihen në barrë.

Pranimin e fajësisë e mbështeten edhe dy avokatët mbrojtës, Jeton Rekathati dhe Leudita Skoro, të cilët deklaruan se një gjë e tillë është bërë me vullnet të lirë të pandehurve.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Arjeta Gashi, të akuzuarit gjithashtu obligohen që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë nga 20 euro si dhe nga 30 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Ndryshe në bazë të aktakuzës se Prokurorisë Themelore në Prizren, të 10 gushtit 2020, F.S. akuzohet se me 12 korrik 2020, i shkakton lëndime të lehta trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin vëllait.

Sipas aktakuzës, fillimisht kishte filluar konflikti verbal, e më pastaj i pandehuri e ka goditur  në disa pjesë të trupit, duke i shkaktuar plagë shqyese, ndrydhëse.

Me këto veprime, F.S. akuzohet se ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.

Në pikën e dytë të aktakuzës, F.S. akuzohet se në vend dhe datë të njëjtë, me dashje ka përdorur forcën ndaj F.S., në atë mënyrë që në momentin kur vëllai e pyet se mos ia ka marrë paratë, menjëherë fillon të bërtasë, duke e sharë dhe ofenduar dhe më pas e grushton në pjesën e fytyrës, por nuk i shkakton lëndime të dukshme trupore.

Me këto veprime, F.S. akuzohet se ka kryer veprën penale të sulmit. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit