-2.1 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Prizren: Dënohet me 8 muaj burgim me kusht dhe 240 euro gjobë i akuzuari për vjedhje te biçikletës

I akuzuari për vjedhje të biçikletës, F. B. u shpall fajtor në shqyrtimin gjyqësor  në Gjykatën Themelore në Prizren. Ndaj tij u shpall aktgjykim dënues, sipas të cilit ai u dënua me 240 euro gjobë dhe 8 muaj burgim me kusht. Dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda 2 viteve.

Pasi gjykatësi Refki Piraj e njoftoi të akuzuarin me të drejtat e tij, i njëjti, pa praninë e mbrojtësit, u shpall fajtorë për vjedhje e biçikletës. Gjykatësi Piraj e njoftojë tani të dënuarin,  se mund të bëjë ankesë lidhur me këtë aktgjykim.

Sipas aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Prizren, F. B. me qëllim që vetit ti sjell përfitime të kundërligjshme pasurore, ka hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit B. J. dhe nga aty ka marrë biçikletën e markës “Herkules”. Të njëjtën me pas i’a shet përsonit tjetër, me shumë prej 15 eurove.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepra penale “vjedhje” nga neni 325, është e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Avokati Besnik Berisha mbi dyshimet për vjedhje votash brenda partive: Hajnat në burg, rinumërim gjithandej

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas autorizimit nga Prokuroria në Prizren për hetime të vjedhjeve të votave brendapartiake, ku më së shumti rezulton të...

E marte me ngrica dhe temperatura në minus

Të martën parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.   Në orët e hershme të mëngjesit pritet të ketë mjegull dhe ngrica,...

Lajmet e Fundit