0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Prizren, dënohet me 900 euro gjobë për armëmbajtje pa leje

Është dënuar me 900 euro gjobë, Leonard Curri, i akuzuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Dënimi atij i është shqiptuar në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prizren, nga kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi.

“Betimi për Drejtësi” ka arritur ta siguroi procesverbalin e kësaj seance, në të cilin thuhet se i akuzuari ka pranuar fajësinë me vullnet të lirë.

Në lidhje me këtë rast, për “Betimi për Drejtësi” u prononcua edhe prokurori Mehdi Sefa, i cili deklaroi se në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë  ka propozuar shqiptimin e  masës edukative, mirëpo trupit gjykues ka vlerësuar se të njëjtit duhet t’i shqiptohet dënim me gjobë e jo një masë edukative, për shkak se ai është një personi rritur.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Leonard Curri akuzohet se me 01.02.2019, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e Policisë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, është gjetur pistoleta e prodhimit italian “Bereta” kal. 9 mm, pa leje valide të organit kompetent.

Me këto veprime Leonard Curri akuzohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Shkyçje masive nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në Prizren dhe Suharekë

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A  në Prizren, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vijuar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë paguar...

Bujar Loci shpallet “Trajneri më i Mirë i Vitit”

Trajneri i KB Rahovecit 029, Bujar Loci, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Trajneri më i Mirë i Vitit” nga Federata e Basketbollit të Kosovës,...

Lajmet e Fundit