11.2 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Prizren: Dështon gjykimi për korrupsion ndaj deputetes Jetmire Vrenezi dhe të tjerëve

Ka dështuar të vazhdojë gjykimi për rastin ku tashmë deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jetmire Vrenezi, së bashku me Islam Thaqin, Egzonë Morina-Thaqin, Arian Tarakun, Isë Bislimajn dhe Shqipëron Krasniqin, po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shkak i mosmbajtjes së seancës të paraparë për të enjten ishte mungesa e mbrojtësit të të akuzuarës Vrezeni, avokatit Ardian Morina, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e tij, mbrojtësi i të akuzuarit Islam Thaqi, avokati Blerim Mazreku e njoftoi gjykatën se kolegu i tij nuk mund të jetë prezent në sallë të gjykimit për shkaqe shëndetësore.

Në këto rrethana, e akuzuara Vrenezi deklaroi se nuk dëshiron të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor pa praninë e mbrojtësit të saj.

Prezent në seancën e së enjtes nuk ishte as avokati Bestar Kolgeci, për të cilin klienti i tij, i akuzuari Shqipron Krasniqi tha se do të paraqitet në ndërkohë.

Kurse, prezent në sallë ishte edhe eksperti i ndërtimtarisë, Liman Mustafa.

Megjithatë, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, gjykatësja Kymete Kicaj i ka caktuar ato të radhës për 3, 7 dhe 8 qershor, nga ora 9:30.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqit, Jetmire Vrenezit, Egzonë Morina-Thaqit, Arian Tarakut dhe Isë Bislimajt, për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në aktakuzë, thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi inspektore të ndërtimtaris, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj zyrtarë në drejtorin e Inspektoratit si dhe Shqipëron Krasniqi përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, në cilësinë e personave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SHPK në Prizren.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks objektit të “Abi Çarshija”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim, të njëjtit veprojnë në kundërshtim me ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nr. A-213/18 dhe A-179/19 me të cilat janë anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

Sipas Prokurorisë këto vendime obligojnë organet Komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi me ç’rast gjatë rrënimit të aneksit të “Abi Çarshija”, “Abi” SHPK, në Prizren i shkaktojnë dëm në shumën prej 69,729.66 euro.

Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragraf 2-1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Mitrovica triumfon në Gjonaj me stil kampioni, 4:0 ndaj Drinit të Bardhë

Mitrovica ka regjistruar një fitore të madhe si mysafire ndaj Drinit të Bardhë, duke triumfuar me rezultat bindës 0-4 në Gjonaj të Hasit. Protagonistët e...

Prizren Classical Fest 2025 sjell muzikën klasike në zemër të qytetit këtë fundjavë

Prizreni do të shndërrohet në një qendër të artit dhe muzikës klasike më 1 dhe 2 nëntor 2025, me mbajtjen e edicionit të parë...

Lajmet e Fundit