6.2 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Prizren: Dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje

Në Prizren gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy meshkuj shqiptar, për shkak të armëmbajtës pa leje.

Në fshatin Korishë, njësia policore ka bërë kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit mashkull shqiptar ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 9 copë fishekë të kalibrit 12 mm, njofton Policia e Kosovës, shkruan PrizrenPress.

Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Petrovë, ku njësia policore nga i dyshuari mashkull shqiptar ka konfiskuar një revole të kalibrit 7.62 mm, pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë në ajër.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Junior 06 përballet me Trepçën në Prizren

Prizreni do të jetë mikpritës i përballjes ndërmjet Junior 06 dhe Trepçës në javën e 12-të të Superligës së Femrave në basketboll. Dy skuadrat...

Goditen me veturë dy këmbësorë në Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në Prizren, ku dy këmbësorë janë goditur nga një automjet. Sipas konfirmimit nga Policia...

Lajmet e Fundit