9 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Prizren: Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë

Pas një pune tri javore, grupi hetimor i Stacionit të Policisë në Prizren ka arritur t’i identifikojë e më pas t’i arrestojë dy të dyshuar të cilët në bashkëveprim, në orët e vona të mbrëmjes të datës 5 qershor, kishin depërtuar me forcë në një shtëpi në fshatin Zhur dhe sipas pronarit, nga aty kishin vjedhur stoli të arta në vlerë rreth 6900 euro dhe para kesh rreth 1120 euro, shkruan PrizrenPress.

Policia Rajonale në Prizren thotë se të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit në prani të avokatit mbrojtës dhe në njërin rast edhe të një prindi pasi që njëri nga të dyshuarit është i mitur.

“Gjatë intervistës është bërë e ditur mënyra se si është kryer vjedhja dhe kush i ka përvetësuar gjësendet e vjedhura. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari me mbiemër Elezkurtaj të ndalet nën masën e arrestit policor”, njofton Policia.

Policia thekson se këta dy të dyshuar janë të njohur edhe për raste tjera. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shpall në kërkim këta persona: Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim në Prizren (FOTO)

Policia në Prizren ka lëshuar një deklaratë për bashkëpunim. Në fotot e publikuara të katër të dyshuarve për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe...

Totaj emëron drejtorin e ri të Pronës dhe Çështjeve Ligjore në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Elsabah Xhurxhehallon në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Emërimi është...

Lajmet e Fundit