Prizren/ E dërgoi veturën në autolarje, gruas i vidhen mbi 7000 euro

7 mijë e 360 euro.

Kjo është shuma e parave e cila iu vodh një gruaje pasi e njëjta e dërgoi veturen e saj për ta pastruar veturën në autolarje.

Rasti ka ndodhur më datë 8 dhjetor në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, por u raportua tek në ditën e djeshme.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.

“Rasti ka ndodhur më 8 dhjetor, është raportuar tek dje pra më datë 13 dhjetor. Viktima ka raportuar se i kishte nxjerrë paratë për t’i deponuar në bankë, por kur ishte kthyer nuk i kishte gjetur paratë”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se po punohet në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Jemi duke punuar në arrestimin e të dyshuarit. Nga kamerat e sigurisë vërehet se si i dyshuari afrohet tek vetura duke tentuar që të marrë diçka. Po punojmë në identifikimin e tij”, theksoi Bytyqi.

Më Shumë

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Lajmet e Fundit