0.8 C
Prizren
E diel, 29 Janar, 2023

Kurti kujton rënien e dëshmorëve të 14 dhjetorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar 24 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të UÇK-së.

Në postim ai përmend emrat e dëshmorëve të rënë në atë kohë si dhe vendin nga kanë qenë.

Postimi i plotë i tij:

Për 24 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të UÇK-së

Mëngjesin e ftohtë të 14 dhjetorit 1998, një grup ushtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa po kalonin kufirin mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë për të hyrë në Kosovë, hasën në një pritë të forcave serbe. Të ngarkuar me armë dhe municione siç ishin, ushtarët e UÇK-së u përballën me trupat serbe duke luftuar te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut.

Gjithsej 41 ushtarë të UÇK-së ranë dëshmorë në udhëtimin e tyre të përbashkët prej luftëtarësh për çlirimin e Kosovës nga Serbia okupatore. Ndër ta edhe Mujë Krasniqi – Kapuçi, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës. Atë ditë të hënë, në Pashtrik ranë dëshmorë:

Mujë Halil Krasniqi: (06.06.1967) – Klinë
Ali Halil Krasniqi: (13.05.1975) – Klinë
Bashkim Azem Krasniqi: (25.02.1977) – Klinë
Gani Hasan Zogaj: (19.05.1973) – Klinë
Ilir Hazir Asllani: (27.07.1969) – Skënderaj
Rifat Fazli Mëziu: (28.11.1968) – Skënderaj
Agim Halil Mëziu: (10.04.1974) – Skënderaj
Xhevat Shaban Thaçi: (23.08.1979) – Drenas
Muhamet Aziz Dervishi: (27.11.1967) – Drenas
Sylejman Zeçir Elshani: (11.05.1957) – Drenas
Faton Nazif Xhylani: (06.04.1981) – Drenas
Gani Halit Elshani: (19.05.1973) – Drenas
Luljeta Jahir Shala: (20.11.1977) – Drenas
Agron Mahmut Mehmeti: (07.11.1973) – Drenas
Mentor Ramadan Ibriqi: (09.01.1979) – Drenas
Kadri Haki Demaj: (21.01.1975) – Shtime
Fadil Bajrush Rashiti: (08.01.1975) – Shtime
Afrim Islam Musliu: (21.01.19710) – Shtime
Selim Shaip Selimi: (07.02.1978) – Shtime
Arben Rexhep Hyseni: (12.04.1980) – Shtime
Hafir Imri Bajrami: (15.04.1980) – Shtime
Xheladin Hamdi Xheladini: (02.04.1976) – Shtime
Ramadan Deli Elshani: (20.01.1976) – Shtime
Naser Shefki Kelmendi: (13.07.1976) – Shtime
Isa Xhemshir Olluri: (12.02.1979) – Lipjan
Enver Zymer Olluri: (31.01.1979) – Lipjan
Qamil Hysen Olluri: (15.11.1976) – Lipjan
Beqir Sefë Gashi: (03.01.1966) – Malishevë
Hazir Nezir Kryeziu; (06.09.1956) – Malishevë
Kadri Jahir Gashi: (26.03.1980) – Malishevë
Maliq Hamëz Karaqica: (13.08.1949) – Malishevë
Astrit Gafurr Bytyqi: (17.04.1980) – Ferizaj
Hysni Shaip Kajtazi: (24.04.1979) – Ferizaj
Bekim Qamil Bytyqi: (04.02.1978) – Rahovec
Isaj Muharrem Morina: (13.03.1958) – Rahovec
Mevlan Tefik Hoxha: (09.07.1974) – Prizren
Qenë Avdyl Qenaj: (25.08.1957) – Prizren
Besim Sylejman Qarri: (26.04.19780 – Suharekë
Hysen Kadri Bujupi: (28.10.1969) – Istog
Veli Beqir Ballazhi: (13.09.1978) – Hani i Elezit
Avni Bislim Kutllovci: (21.03.1977) – Vushtrri

I lindur më 1967, në fshatin Çabiq të Klinës, Mujë Krasniqi ishte shumë aktiv në grupet e armatosura që gjatë viteve ’90-të, realizuan dhjetëra aksione guerile kundër policisë serbe dhe pushtetit të Serbisë në Kosovë. Në dukje i shqueshëm edhe nga mjekrra dhe kapela e tij, Muja ishte në ballë që nga fillet e grupeve të para të armatosura, siç qe në ballë edhe në daljen e parë publike të UÇK-së, më 28 nëntor 1997, në fshatin Llaushë.

Sot në përvjetorin e 24-të të rënies së këtyre 41 dëshmorëve të UÇK-së në Pashtrik, Mujë Krasniqin po e kujtojmë me këto 7 fotografi të shkrepura nga gazetari norvegjez Paul Refsdal, i cili e njohu Mujën në spitalet e UÇK-së në Drenicë, ku të dy u kuruan nga plagët. Vetë Refsdsal ishte plagosur në Pashtrik, aty ku pak muaj më pas do të binte Muja. Në këto fotografi historike të publikuara më 2016 nga historiani Durim Abdullahu dhe të bëra mes fshatit Caravik të Klinës dhe fshatit Murgë të Skënderajt, Mujë Krasniqi shihet i plagosur, teksa lëviz me paterica mes ushtarëve të tij, ndër ta edhe Beqir Gashi. Muja dhe Beqa ishin bashkë në këngë dhe në luftë, deri në ditën e 14 dhjetorit 1998, kur ranë dëshmorë për liri, duke u bërë frymëzim për luftë dhe këngë.

Lavdi Mujë Krasniqit, lavdi dëshmorëve të rënë bashkë me të dhe të gjithë dëshmorëve të kombit që dhanë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës!

Më Shumë

Apeli e kthen në rigjykim rastin e rrënimit të aneks-objektit të kompleksit “Abi Çarshia”

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e rrënimit të aneks-objektit të kompleksit “Abi Çarshia”, ku u dënua deputetja e Vetëvendosjes dhe...

Shi e borë javën e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me shi dhe me borë. Të hënën, sipas IHMK-së, në...

Lajmet e Fundit