16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Prizren: E mitura kërkon dëmshpërblim nga Kompania e Sigurimeve “Sigal”

Eksperti i ortopedisë, Arbër Tolaj, të premten, në rastin civil në mes të paditëses së mitur A. B. me përfaqësuesen e saj ligjore Jetmire Tejeci dhe Kompanisë së Sigurimeve “Sigal”, për kompensim dëmi, ka deklaruar se nga shikimi i raporteve mjekësore dhe ekzaminimi direkt i paditëses, ka ardhur në përfundim se e njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore gjatë aksidentit të trafikut.

Eksperti ka thënë se paditësja ka pasur dhimbje fizike të intensitetit të lartë për 24 orë, të intensitetit të mesëm për dy javë, ndërsa të intensitetit të ulët për tre muaj. Ai ka shtuar se paditësja nga aksidenti nuk ka pësuar zvogëlim të aktivitetit të përgjithshëm jetësor dhe nuk ka shëmtim trupor.

Pas deklarimit të ekspertit, gjyqtari Arsim Hamzaj, në pajtim me të autorizuarin e paditëses, avokatin Arben Ramadani, ka ndërprerë shqyrtimin sepse në seancë nuk ka prezentuar eksperti i psikiatrisë Naim Fanaj, i cili ka njoftuar gjykatën se gjendet në udhëtim jashtë vendit.

Seanca e radhës në këtë çështje juridike civile do të mbahet më 26 prill 2018, në ora 14:30.

Ndryshe, e mitura A. B., me përfaqësuesen e saj ligjore, Jetmire Tejeci, ka ushtruar padi kundër kompanisë “Sigal” nga e cila kërkon kompensimin e dëmit të pësuar në aksident rrugor me automjetin e siguruar te e paditura.

Sipas padisë, e mitura derisa po kalonte rrugën është goditur me automjet nga vozitësi i siguruar te “Sigal” pasi që i njëjti nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe rrethanave të rrugës dhe nuk i ka dhënë përparësi kalimi këmbësorit.

Në padi thuhet se e mitura në aksident ka pësuar lëndime trupore, frikë, zvogëlim të aktivitetit jetësor, shëmtim trupor dhe për një kohë ka pasur nevojë për ndihmën e tjetrit për të kryer proceset e përditshme jetësore, andaj për këto ka kërkuar kompensim dëmi prej rreth 2500 euro.

Më Shumë

Modric po largohet nga Real Madridi – ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Maestro kroat Luka Modric ka marrë një vendim – epoka e tij me klubin mbretëror ka përfunduar. Akti i fundit do të jetë finalja...

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

Lajmet e Fundit