13.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Prizren / Fillojnë vizitat mjekësore nëpër shkolla

Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare sot kanë filluar vizitat sistematike shëndetësore të nxënësve të klasës së parë, të pestë dhe të nëntë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë Visar Shehu, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Skender Susuri dhe stafin menaxhues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare vizituan shkollën fillore dhe të mesme të ultë “Mustafa Bakiu”, për të parë nga afër këtë proces.

Qëllimi i këtyre vizitave është identifikimi dhe parandalimi i hershëm i problemeve shëndetësore që iu paraqiten fëmijëve. Në kuadër të këtyre vizitave do të realizohen rreth 35 matje të ndryshme, si matja e peshës, të gjatësisë, kontrollit të eshtrave, kontrolli stomatologjik, të të pamurit si dhe zhvillimit të përgjithshëm të fëmijëve.

Identifikimi i sa më hershëm i problemeve shëndetësore, me databazën e krijuar nga këto vizita, do të ndihmojë në adresimin e tyre në mënyrë të mirëfilltë dhe në parandalimin e problemeve të tjera që mund të paraqiten në të ardhmen.

Më Shumë

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

Lajmet e Fundit