4.2 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Prizren/ Gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

Policia në Prizren ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, raporton PrizrenPress.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas me katër fishekë, me të cilën armë i dyshuari kishte shtënë në ajër.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit