7.8 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Prizren: I kanosi nënën dhe motrën me vrasje, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji  ndaj të pandehurit P.B., për shkak të dyshimit se ka kanosur nënën dhe motrën e tij të dielën.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit P.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

“I pandehuri P.B., me datë 4 prill, në orët e pasdites në shtëpinë e përbashkët familjare, seriozisht  i kanosë personat tjerë – respektivisht të dëmtuarat nënën dhe motrën e tij, me fjalë vepra apo gjeste se do të ju shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit  ose të shkaktimit të ankthit, në atë mënyrë që i pandehuri P.B., i tensionuar i kanoset të dëmtuarave me fjalët se “dilni nga shtëpia, kjo është shtëpia ime, një ditë kam me ju vra të gjithëve dhe do ta kalli shtëpinë”, me ç ’rast me këto veprime tek të dëmtuarat ka shkaktuar ankthe dhe frikë si dhe ua ka rrezikuar sigurinë personale”, thuhet në njoftim e kësaj gjykate,

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

Olimpiada e Kimisë mbahet me sukses në Suharekë

Në Komunën e Suharekës është organizuar me sukses Olimpiada e Kimisë, ku morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të larta të kësaj komune. Sipas...

Lajmet e Fundit