6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Prizren: Institucionet pa zgjidhje për largimin e lypësve nga rrugët

Prishja e rendit dhe qetësisë publike nga lëmoshëkërkuesit në Qendrën Historike të Prizrenit është ngritur disa herë nga qytetarët dhe mekanizmat e sigurisë, porse ende asnjë zgjidhje nuk është bërë, shkruan sot Koha Ditore.

Pamjet kësisoj kanë nxitur reagimin e aktorit Xhevdet Doda, i cili ka kërkuar reagim institucional.

“A është gjendje emergjence kur qyteti vërshohet nga lypsarë dhe “muzikantë” darabukësh e çfarë jo tjetër që prishin rendin dhe qetësinë publike duke bezdisur qytetarët? A duhet të vetorganizohemi si qytetarë duke shpërfillur institucionet dhe pranuar “forcën” e pafuqisë institucionale?”, ka pyetur ai përmes rrjeteve sociale. Gjithashtu ka shtuar se loja e shmangies së përgjegjësisë nga një institucion në tjetrin “është turp që nuk duhet të tolerohet!”. Sipas tij kjo praktikë duhet të përfundojë. “Mjaft më! Ky nuk është as Prizreni, as Kosova që duam!”, është shprehur Doda.

Edhe komuniteti i afaristëve dhe zejtarëve në Prizren shpeshherë është ankuar për prishjen e rendit dhe të qetësisë publike nga lëmoshëkërkuesit, duke kërkuar nga institucionet që të veprojnë në mënyrë adekuate përballë këtij problemi..

Më Shumë

Ministria pezullon aktivitetet në Kalanë e Prizrenit, disa zona shpallen të rrezikshme

Ministria e Kulturës dhe Turizmit bën të ditur se, disa zona të monumentit Kalaja e Prizrenit do të mbyllen përkohësisht për vizitorët, për shkak...

Totaj akuzon Kurtin se po “paralizon” Prizrenin: Na janë marrë rreth 14 milionë euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e saj po ndikon në “falimentimin dhe defunksionalizimin” e komunave, duke...

Lajmet e Fundit