7.2 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj 6 të dyshuarve në aksionin e antidrogës

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurve: S.B., B.R., Gj.R., shtetas të Republikës së Shqipërisë, si dhe N.M., A.M. dhe A.M, shtetas të Republikës së Kosovës të cilët gjenden në ndalim 48 orësh.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit synonin që rreth 50 kilogramë drogë marihuanë t’i transportonin drejt Serbisë përmes Kosovës. Droga kishte ardhur nga Shqipëria.

Prokuroria thotë se i pandehuri Gj.R. dhe N.M. janë kapur në flagrancë duke bërë shitblerjen e marihuanës në garazhin e shtëpisë së N.M. në Vaganicë të Mitrovicës mëngjesin e 20 prillit.

“Nga kontrolli i automjetit “Mercedes”, janë gjetur 10.5 kg drogë. Policia kontrolloi edhe shtëpinë e N.M., ku u gjetën edhe 31 kg drogë, e që sipas Prokurorisë, këto ishin të destinuara të transportoheshin në Serbi nga N.M., A.M. dhe A.M.”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, i pandehuri S.B. kishte blerë drogën nga Gj.R dhe kishte hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Vërmicës të mërkurën. Ai u ndalua nga Policia në Uglar të Fushë-Kosovës, nga ku iu gjetën 10 kg marihuanë, që sipas Prokurorisë, kishte destinacion tregun e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë këtij aksioni të Policisë, janë sekuestruar tre vetura Mercedes, shtatë telefona, 10.507 euro si dhe monedha lek dhe dinar të Serbisë.

 

Më Shumë

Arrestohet një polic në Vërmicë, dyshohet se me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi...

Bujar Loci shpallet “Trajneri më i Mirë i Vitit”

Trajneri i KB Rahovecit 029, Bujar Loci, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Trajneri më i Mirë i Vitit” nga Federata e Basketbollit të Kosovës,...

Lajmet e Fundit